Teuta Krasniqi zgjedhet aktorja më e mirë e vitit (VIDEO) NULL NULL 08.04.2016 20:44 08.04.2016 20:44 Evenimente prestigjioze si ajo e Oscarit nuk mund të realizohen në Kosovë. Kjo mbase nga kostot milionëshe që kërkojnë, njofton Klan Kosova. Edhe pse pa tapet të kuq e ndonjë glamur të veçantë një “improvizim” i tillë u bë sot në kabinetin e ministrit të kulturës, Kujtim Shala. E ky i fundit shpërbleu aktorët e regjisorët më të mirë për vitin 2015. Ndër ta edhe aktori Selman Jusufi, që i shërbeu teatrit për 45 vite. E ai pati një dedikim të veçantë. Një tjetër aktore e njohur që u vlerësua si aktorja më e mirë e vitit ishte edhe Teuta Krasniqi, për rolin e Shkurtës në shfaqjen “Gishti” ku trajtoi temën e të zhdukurve gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ajo ndihet shumë e lumtur që puna e saj u vlerësua. Antari i jurisë që i dha këto çmime Agim Selimi, shpërbleu me çmim edhe regjisorin Bekim Lumin, i cili pati një koment interesant për mikun e tij, i cili edhe ia dorëzoi mirënjohjen. Fitues të çmimeve vjetore për teatër mori edhe shfaqja “Shërbëtori i dy zotërinjve” si dhe shtëpia teatrale filmike “ART”. Kronikë nga Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kulturë Vdes Fikret Ahmedi, ndër profesorët e parë shqiptarë në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës 6 orë më parë