Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tetë të lënduar si pasojë e një aksidenti në Sojevë të Ferizajt

NULL NULL
23.10.2025 17:46
Fotografi ilustruese / aksident trafiku

Tetë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy automjeteve të ndodhur sot rreth orës 15:00 në rrugën Gjilan-Ferizaj, në fshatin Sojevë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë dy autoambulanca, të cilat janë angazhuar në ofrimin e ndihmës së nevojshme për të lënduarit.

Si pasojë e aksidentit, Veseli tha se përveç dëmeve materiale në automjete, lëndime trupore kanë pësuar tetë persona.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të trafikut, ekipet e zjarrfikësve dhe dy autoambulanca, të cilat janë angazhuar në ofrimin e ndihmës së nevojshme për të lënduarit. Hetimet lidhur me shkaqet dhe rrethanat e aksidentit janë në vijim”, theksoi Veseli. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme