Tetë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë po trajtohen në Spitalin e Pejës NULL NULL 25.01.2021 08:58 25.01.2021 08:58 58 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. 31 prej tyre janë në oksigjenoterapi. Tetë të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore. Ndërkaq një pacient është në respirator. “58 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 31 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 1 pacientë është në Respirator (CPAP)”. Tutje në njoftim thuhet se 564 pacientë kanë marrë trajtim gjatë vikendit. “Përndryshe gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 564 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, pacientë dhe nga këta 50 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm”. “13 lindje kanë qenë gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 9 normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje, 6 të gjinisë mashkullore dhe 8 të gjinisë femërore, ngase një lindje ka qenë binjake. 447 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4 mijë e 886 analiza, ndërsa janë kryer 13 operacione”.