Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tetë lojtarë kyç pritet të largohen nga City në verë

NULL NULL
20.02.2025 17:14
Spain Soccer Champions League
Pep Guardiola i Manchester Cityt pas mposhtjes nga Real Madridi në Bernabeu, 19 shkurt, 2025. Foto: AP

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City, pritet të bëjë një pastrim të ekipit në verë.

Siç raporton “Daily Star”, janë tetë lojtarë që e përbëjnë 11-shen strartuese që pritet të largohen në afatin kalimtar të verës, shkruan Klankosova.tv.

“Kevin De Bruyne, Bernardo Silva, John Stones, Mateo Kovacic, Ilkay Gundogan, Ederson, Jack Grealish dhe Kyle Walker pritet të largohen nga Manchester City”, ka raportuar media angleze.

Vendimi, sipas “Daily Star” mund të ketë ardhur pas mposhtjes nga Real Madridi në kuadër të play-offit të Ligës së Kampionëve.

City u mposht me rezultat të përgjithshëm 6-3 nga Reali. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme