Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tërmeti shemb boshtin e minierës në Kili, një punëtor i vdekur dhe pesë të bllokuar

NULL NULL
01.08.2025 10:49

Një punëtor vdiq dhe pesë kolegë të tij mbetën të bllokuar kur një bosht u shemb për shkak të një tërmeti në minierën më të madhe nëntokësore të bakrit në botë në El Teniente, Kili, tha kompania shtetërore që e drejton atë.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së regjistroi tërmetin me magnitudë 5 ballë të Rihterit 17 milje në verilindje të Machalit, ku ndodhet miniera, të enjten pasdite, raporton ‘The Neë York Times’, transmeton Klankosova.tv

Ekipet e shpëtimit janë duke kërkur pesë punëtorë të zhdukur të premten në mëngjes, ndërsa nëntë të tjerë mbetën të lënduar.

Operacionet në minierë u pezulluan menjëherë pas incidentit.

lajme të ngjashme