Tërmeti me magnitudë 6.6 e “dridh” Japoninë NULL NULL 13.01.2025 14:47 13.01.2025 14:47 Një tërmet me magnitudë 6.6 ka tronditur ishullin Kyushu në Japoninë jugperëndimore, sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane. Tërmeti ishte në një thellësi prej 37 kilometrash, transmeton Klankosova.tv. Menjëherë pas lëvizjes së tokës, Agjencia Meteorologjike Japoneze lëshoi paralajmërime për cunami për prefekturën Miyazaki, ku ishte përqendrimi i tërmetit.