Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tërmet në Kosovë, dridhjet janë ndier në shumë qytete

NULL NULL
10.02.2026 22:08

Në këto momente, janë regjistruar dridhje toke në vend.

Lexues të Klankosova.tv kanë raportuar nga lokacione të ndryshme, si nga Prizreni, Prishtina e Fushë-Kosova, që kanë ndjerë dridhje toke në këto momente.

Raportimet e pakonfirmuara nga institute që bëjnë matjet e dridhjeve të tokës, raportojnë për dridhje toke të fuqisë 4.3 ballë të Rihterit.

Disa të tjera raportojnë për 4.6.

Sipas të dhënave preliminare e të pakonfirmuara, raportohet se tërmeti ka prekur Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

I njëjti është regjistruar rreth orës 22:05.

Disa raportime thonë se epiqendra e këtij tërmeti ka qenë qyteti i Shkupit.

Edhe dy ditë më parë, u raportuan dridhje toke në Kosovë.

Tërmet në Kosovë, kjo ishte epiqendra

lajme të ngjashme