Tërheqja e Trustit, edhe Sindikata e Policisë të enjten në protestë NULL NULL 15.06.2022 10:10 15.06.2022 10:10 Kryesia e Sindikatës së Policisë së Kosovës do të marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sindikata e Re e Koorporatës Energjetike e Kosovës që kërkon votimin e projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional. Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, ka thënë se do të jenë të pranishëm në këtë protestë për të përfaqësuar edhe kërkesat edhe të drejtat e Policisë së Kosovës. “Ne edhe gjatë organizimit të protestave nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës kemi marr pjesë si kryesi ekzekutive e sindikatës për të përfaqësuar edhe kërkesat edhe të drejtat e Policisë së Kosovës. Gjithashtu edhe këtë protestë edhe ne si kryesi e sindikatës do ta përkrahim dhe do të jemi prezent si kryesi ekzekutive e sindikatës për arsye se kërkesat e sindikatës së KEK-ut janë edhe kërkesat tona”, tha ai. Zeqiri tha se në këtë protestë nuk do të përfshihen policia, por vetëm kryesia e sindikatës, teksa shtoi se janë në dialog me qeverinë dhe në pritje të një përgjigjeje për realizimin e kërkesave të tyre. Ai tha se në rast se qeveria ofron përgjigje negative, atëherë janë të detyruar të dalin në rrugë për të shprehur pakënaqësitë e tyre. “Do të jemi si kryesi ekzekutive, por Policia e Kosovës nuk ka organizuar ende protestë, aktualisht nuk e kemi në agjendë protestën me policinë e Kosovës për arsye se ende nuk i kemi harxhuar gjithë dialogun, pasi jemi në dialog me Qeverinë por kërkesat tona si Sindikatë e Policisë, ende nuk kemi marr përgjigje definitive se këto protesta nuk do të realizohen, dhe nuk e dëshirojë që Qeveria të na kthej përgjigjeje negative për kërkesat që i ka Sindikata e Policisë së Kosovës për të na detyruar edhe ne që të organizojmë një protestë dhe protesta me policinë është krejt n dorën e policisë se a donë me i pa policinë në rrugë apo jo. Ne si kryesi e sindikatës do të jemi pjesë e protestës duke e përfaqësuar edhe Policinë e Kosovës, do të jemi aty për të përkrahur të drejtat e punëtorëve në përgjithësi. Në rast se vërtetë na mbyllen dyert nga Qeveria dhe marrim përgjigjeje negative definitivisht ‘jo’, kjo krejtësisht varet nga Qeveria se a donë t’i ketë policin në rrugë apo jo”, tha Zeqiri/EO.