Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ter Stegen për dëmin e shkaktuar nga raportimi për ndarjen nga gruaja e tij: Tragjike!

NULL NULL
05.04.2025 08:08

Kapiteni i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, ka shpjeguar se dëmi i shkaktuar nga raportimi i ndarjes së tij nga gruaja Dani ter Stegen mbetet i pariparueshëm.

Portieri gjerman njoftoi ndarjen e tij nga Dani në mars dhe kërkoi privatësi, por më pas u raportua se motivi ishte tradhtia e Jehles.

Gjatë një interviste për BILD të realizuar nga El Desmarque , ter Stegen shpjegoi se e gjithë situata ishte tragjike.

“Më duket tragjike që akuza të tilla bëhen pa asnjë konsideratë. Personi më i prekur nga kjo ishte, natyrisht, Dani, dhe më erdhi shumë keq për të sepse nuk e meritonte. Është krejtësisht mungesë respekti dhe më duket absurde që këta njerëz nuk kishin turp të kalonin një kufi të tillë, veçanërisht të kishin fëmijë”, tha Ter Stegen, transmeton Klankosova.tv

Ndërkohë 32-vjeçari shpjegoi se Dani dhe dy fëmijët e tij, Ben dhe Tom, aktualisht jetojnë afër në Barcelonë.

“Ne kemi dy fëmijë fantastikë dhe po gjejmë përshtatshmërinë e duhur për situatën tonë të re. Dani dhe fëmijët ende jetojnë këtu. Aktualisht jetojmë pesë minuta larg njëri-tjetrit, që është padyshim perfekt për mua. Unë i shoh fëmijët çdo ditë dhe për sa kohë që kjo të vazhdojë, unë do të jem njeriu më i lumtur në botë”, tha ai. / Klankosova.tv 

lajme të ngjashme