Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Teqeja bektashiane e Gjakovës bëhet 232-vjeçare (VIDEO)

NULL NULL
nga Flamur Gajtani 14.07.2022 20:43

232 vjetori i Teqesë Bektashiane u shënua të enjten në  Gjakovë.

Në këtë qytet u bënë bashkë udhëheqës të feve e tarikateve të ndryshme.

Për nderim të kësaj dite nga Tirana erdhi edhe kreu i Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, Haxhi Dedebaba Edmond Brahimaj. Kryegjyshit i pëlqeu pjesëmarrja e gjithë përfaqësuesve, teksa bëri thirrje për të rinjt ta duan atdheun.

Në këtë frymë foli edhe i pari i protestantëve, por edhe ipeshkvi i Kosovës, që sipas tij populli shqiptar i ka dhënë bukuri feve.

Mesazhe uniteti dërgoi edhe kryeimami i Gjakovës.

Këtë 14 korrik kur është edhe 15 vjetori i rindërtimit të teqesë, u theksua se këtu nuk ka dallime.

Me këtë rast, u kërkua që komuniteti bektashi të njihet zyrtarisht ne Kosovë me të drejta të plota. E në fund pati edhe një ekspozitë me fotografi për teqen e vjetër të Gjakovës.

 

lajme të ngjashme