Tentuan ta vjedhnin dhe shantazhonin Paul Pogban, vëllai i tij dhe pesë të tjerë dënohen me burgim NULL NULL 19.12.2024 17:48 19.12.2024 17:48 Mathias Pogba, vëllai i futbollistit francez Paul Pogba, është dënuar me tre vjet burgim. Vendimi u tha sot nga një gjykatë në Paris. Çështja ka të bëjë pikërisht me futbollistin francez. Paul Pogba, ishte viktimë e vëllait të tij. Mathias Pogba, tentoi që të organizonte shantazh ndaj Paulit. Pos tij, u dënuan edhe pesë të akuzuar të tjerë, disa prej tyre miq të fëmijërisë. Dënimet e tyre sillen nga tre deri në tetë vjet. Mathiasi nuk do ta vuajë dënimin me burgim, por duhet të mbajë një byzylyk elektronik për një vit. Ish-futbollisti i Manchester Unitedit dhe Juventusit, kishte deklaruar se ishte objektiv i shantazhit në mars të vitit 2022 dhe se kishte dorëzuar 100,000 euro (104,000 dollarë) personave që e kishin kërcënuar. Mbeko Tabula, avokat i Mathias Pogba, citohet nga RMC Sport të ketë thënë se klienti i tij ishte në shok dhe do të apelonte vendimin.