Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tentativë vjedhjeje në një bankomat në Rahovec, autorët ende ta paidentifikuar

NULL NULL
13.09.2025 09:16

Një tentativë për vjedhjen e një bankomati në fshatin Xërxë të Rahovecit ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Sipas informacionit të Policisë së Kosovës, tre persona të dyshuar, të maskuar dhe të armatosur, kanë tentuar të vjedhin një bankomat.

Gjatë ikjes nga vendi i ngjarjes, të dyshuarit kanë goditur një automjet të ankuesve meshkuj kosovarë, që ishte në lëvizje në atë moment. Pas aksidentit, ata janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti është nën hetime.

“Fsh. Xërxë, Rahovec 12.09.2025 – 02:15. Raportohet se tre të dyshuar, të maskuar dhe dyshohet të armatosur, kanë tentuar të vjedhin bankomatin e një banke dhe gjatë ikjes, kanë goditur veturën e ankuesve meshkuj kosovarë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime”, njofton PK. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme