Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tensione në protestën e opozitës para bashkisë së Tiranës, qytetarët bllokojnë rrugën

NULL NULL
17.01.2025 13:19

Nis me tensione edhe protesta e 42-të e opozitës para bashkisë së Tiranës. Shkak është bërë mosbllokimi i rrugës para bashkisë nga ana e policisë siç ka ndodhur më herët, por këtë herë janë qytetarët ata që kane bllokuar kalimin e mjeteve.

Sipas njoftimit mbështetësit e PD kanë nisur tubimin pak pas orës 11, duke bllokuar dhe kalimin e automjeteve.

Para bashkisë kanë mbetur të bllokuara me dhjetëra mjete, ndërkohë që policia nuk po ndërhynë por vetëm bën thirrje me megafon për lirimin e rrugës.

Edhe gjatë javës së shkuar ndodhi e njëjta situatë, ku blutë e Tiranës proceduan edhe disa qytetarë. (A2 Televizion)

lajme të ngjashme