Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tenis: Carlos Alcaraz në gjysmëfinale të “Miami Open” (VIDEO)

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 31.03.2023 08:06

Tenisi spanjoll Carlos Alcaraz ka arritur të kaloi në gjysmëfinale të garës “Miami Open” që po mbahet në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Numri një i botës në sportin e tenisit triumfoi me lehtësi meçin kundër amerikanit, Taylor Fritz.

Alcaraz e fitoi sfidën për 1 orë e 19 minuta, me rezultatin final 2-0 në sete, 6-4 dhe 6-2.

Në fazën gjysmëfinale, spanjolli për kundërshtarë e ka italianin Jannik Sinner i cili është i 10-ti në ranglistën e ATP-së.

Ndërsa gjysmëfinalja tjetër e kësaj gare i vuri përballë dy rus.

Dannil Medvedev dhe Karen Khachanov do të ballafaqohen ndërmjet vete për të arritur në finalen e madhe të “Miami Open”.

lajme të ngjashme