Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ten Hag kritikon Leverkusenin pas shkarkimit

NULL NULL
02.09.2025 08:34
Erik ten Hag. Foto: AP

Tashmë ish-trajneri i Bayer Leverkusenit, Erik ten Hag, ka shprehur zhgënjimin e tij pas shkarkimit vetëm pas dy javëve të para të kampionatit gjerman.

Ai tha se drejtuesit e klubit nuk kanë qenë të gatshëm asnjëherë për t’i dhënë kohën e nevojshme për të ndërtuar ekipin.

“Të ndërtosh një ekip të ri dhe koheziv është një proces i kujdesshëm që kërkon kohë dhe besim. Drejtuesit nuk ishin kurrë të gatshëm të më jepnin kohën dhe besimin e nevojshëm. Mendoj se kjo kurrë nuk ishte një marrëdhënie e ndërtuar mbi besimin e ndërsjellë. Klubet që më besuan mua u shpërblyen me suksese dhe trofe. Të ndahesh me një trajner pas vetëm dy ndeshjeve të kampionatit është e paprecedentë. Këtë verë, shumë lojtarë kyç që kontribuuan në sukseset e mëparshme të skuadrës u larguan. Një trajner i ri meriton kohë për të zbatuar planet e tij”, tha në deklaratën e tij trajneri holandez, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë drejtori sportiv i “Aspirinave”, Simon Rolfes deklaroi se klubi pati përshtypjen se po shkon në drejtimin e gabuar dhe se për ta ishte e rëndësishme të ndërhyhej herët.

Ten Haag në dy ndeshjet e drejtuara në Bundesligë me Leverkusenin mori një humbje dhe një barazim. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme