Telashet në Studime, shtyllat ranë një pas një – 20 orë pa rrymë (VIDEO) NULL NULL 15.11.2025 20:45 15.11.2025 20:45 Stuhi nuk pati, por shtyllat elektrike ranë për tokë. Ato u rrëzuan pasditen e së premtes, si shkak i vjetërsisë, dhe e lanë pa rrymë për më shumë se 20 orë banorët e Studimes së Epërme të Vushtrrisë. Problem me ngrohje nuk pati, por banori, puna i mbeti në gjysmë. Dikur kah mesdita e së shtunës, derisa Klan Kosova ishte në terren, dolën edhe ekipet e KEDS-it, të cilët nisën punën për ndërrimin e shtyllave që u rrëzuan. Nuk kaloi shumë kohë, dhe pas këtij intervenimi energjia elektrike u rikthye. Veçse banorët po kërkojnë zgjidhje afatgjate, duke ndërhyrë në krejt rrjetin elektrik. Këta duan që nëpër fshat shtyllat prej druri të zëvendësohen me ato prej betoni.