Tel Aviv: Mijëra protestues kërkojnë kthimin e pengjeve, gjatë funeralit të njërit prej tyre NULL NULL 26.05.2024 20:32 26.05.2024 20:32 Mijëra protestues në Tel Aviv kërkojnë kthimin e pengjeve, gjatë një funerali të njërit prej tyre Gjatë një funerali në Tel Aviv, protestuesit kanë shoqëruar familjen e një pengu izraelit, trupi i të cilit u gjet në Gaza në fillim të kësaj jave. Protestuesit bën bërë thirrje për kthimin e të gjithë atyre që ende mbahen në enklavën e rrethuar. Trupi i Hanan Yablonka ishte në mesin e tre personave që u gjetën gjatë një operacioni ushtarak të së enjtes vonë në një tunel në Jabalia të Gazës veriore, tha ushtria izraelite. “Qindra anëtarë të familjeve të pengjeve dhe mijëra anëtarë të publikut erdhën për të mbështetur familjen Yablonka dhe të gjitha familjet e pengjeve, të bashkuar në thirrjen e tyre për kthimin e menjëhershëm të të gjithë pengjeve”, sipas një organizate të familjeve të pengjeve, shkruan Al Jazeera, përcjell Klankosova.tv.