Teksa luftimet zbrazin veriun e Gazës, kriza humanitare përkeqësohet në jug NULL NULL 14.11.2023 12:45 14.11.2023 12:45 Luftimet Gaza 200 mijë njerëz të tjerë janë larguar nga veriu i Gazës që nga 5 nëntori, tha të martën zyra humanitare e OKB-së. Në anën tjetër forcat tokësore izraelite luftojnë me militantët palestinezë rreth spitaleve ku pacientët, të sapolindurit dhe mjekët janë të bllokuar pa energji elektrike dhe furnizime në pakësim. Zyra humanitare, e njohur si OCHA, thotë se vetëm një spital në veri është në gjendje të pranojë pacientë. Të gjithë të tjerët nuk janë më në gjendje të funksionojnë dhe kryesisht shërbejnë si strehimore nga luftimet, duke përfshirë më të madhin e Gazës, Shifa, e cila është e rrethuar nga trupat izraelite dhe ku 36 foshnja janë në rrezik të vdesin sepse nuk ka rrymë për inkubatorët. Lufta, tani në javën e saj të gjashtë, u shkaktua nga sulmi i papritur i Hamasit në Izrael, në të cilin militantët masakruan qindra civilë dhe tërhoqën zvarrë rreth 240 pengje në Gaza, raporton Associated Press, transmeton Klankosova.tv. Izraeli nisi sulme të rënda ajrore për gati tre javë përpara se të dërgonte trupa dhe tanke në veri. Lufta ka vrarë mijëra civilë palestinezë dhe ka shkaktuar shkatërrim të gjerë në enklavën e varfër. Izraeli u ka kërkuar civilëve që të evakuojnë qytetin e Gazës dhe zonat përreth në veri, por pjesa jugore e territorit të rrethuar nuk është shumë më e sigurt. Izraeli kryen sulme të shpeshta ajrore nga veriu në jug, duke goditur ato që thotë se janë objektiva militantë, por shpesh duke vrarë gra dhe fëmijë.