Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtënat me armë në Rogovë të Gjakovës, kërkohet paraburgim ndaj pesë të dyshuarve

NULL NULL
02.06.2025 15:38

Prokuroria Themelore e Gjakovës, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë personave që u arrestuan në Rogovë, pasi këta dyshohet se kishin shtënë me armë zjarri.

Gjatë bastisjes për kapjen e tyre, ishin konfiskuar disa armë dhe qindra fishekë, njofton Klankosova.tv.

Në mesin e të arrestuarve siç raportoi ekskluzivisht Klankosova.tv, është edhe Shukri Hoti, i cili ishte liruar nga burgu vetëm para dy javësh.

Bëhet e ditur se ai ka të kaluar kriminale.

Siç merr vesh Klankosova.tv Hoti, ishte i dënuar për vrasje.

Një pjesë të dënimit ai e kishte vuajtur në Çeki.

5 të arrestuar pas të shtënave në Rogovë të Gjakovës, policia konfiskon 463 fishekë dhe armë

Ekskluzive: Shukri Hoti nga Rogova e Gjakovës i arrestuar mbrëmë u lirua para dy javësh nga burgu

Ekskluzive: I arrestuari për të shtënat në Rogovë ka të kaluar kriminale, ishte i dënuar për vrasje

lajme të ngjashme