Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtënat me armë ndaj kamionëve në Gaza, Biden: Do të komplikohen bisedimet

NULL NULL
29.02.2024 17:22
Joe Biden
Foto: AP

Presidenti amerikan, Joe Biden, është tërhequr nga optimizmi i tij se një armëpushim do të ndodhte të hënën në Gaza.

Ai tha se raportimet e zjarrit izraelit mbi palestinezët që grumbullohen rreth kamionëve me ndihma do të komplikonin bisedimet.

Biden më parë kishte shpresuar se një marrëveshje mund të arrihet midis Izraelit dhe Hamasit deri në fund të fundjavës.

Ai shtoi se një armëpushim i përkohshëm ndoshta nuk do të ndodhë tani deri të hënën.

Bisedimet po zhvilloheshin në Kajro dhe Paris, me ndërmjetësuesit Katar, Egjipt dhe SHBA të pranishëm.

U propozua një pauzë gjashtë-javore në luftime, duke përfshirë një shkëmbim pengjesh për të burgosurit palestinezë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv

lajme të ngjashme