Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtëna armësh në Kanada, vdes një polic dhe një civil – neutralizohet i dyshuari

NULL NULL
22.06.2026 22:57

Një incident i rëndë me armë zjarri ka tronditur qytetin e Montrealit në Kanada, ku një person, përfshirë një oficer policie, kanë humbur jetën pas një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe një të dyshuari i cili poashtu është neutralizuar nga policia.

Sipas Policisë së Montrealit, ngjarja ndodhi të hënën pasdite në lagjen Cote-des-Neiges, një nga zonat më të populluara të qytetit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Shefi i Policisë së Montrealit, Fady Dagher, bëri të ditur se një oficere tjetër policie u plagos rëndë gjatë incidentit dhe u dërgua në spital në gjendje kritike.

Megjithatë, autoritetet kanë njoftuar se gjendja e saj tashmë është stabilizuar.

Përveç policit të vrarë, jetën e humbi edhe një civil, ndërsa i dyshuari u vra gjatë përplasjes me forcat e rendit, kurse një person tjetër pësoi lëndime të lehta.

Sipas autoriteteve, policia kishte reaguar pas një telefonate emergjente në numrin 911 rreth orës 11:35 paradite, ku ishte raportuar për të shtëna me armë dhe një person që po shfaqte armë nga dritarja e një ndërtese në Bulevardin Decarie.

Autoritetet kanadeze kanë nisur një hetim të gjerë për të përcaktuar motivet e sulmit dhe për të sqaruar të gjitha detajet e kësaj ngjarjeje tragjike.

lajme të ngjashme