Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të shtëna me armë në Dollc të Klinës, dy të arrestuar

NULL NULL
23.03.2025 14:16
arrestim, foto ilustruese
Arrestim. Foto ilustruese.

Një rast i të shtënave me armë zjarri ka ndodhur sot në fshatin Dollc të Klinës.

Lidhur me rastin detaje ka dhënë Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Pejës.

Nikçi deklaroi për Klankosova.tv se pas veprimeve hetimore, në vend të ngjarjes janë gjetur gëzhoja të armëve, ku me pas ka rezultuar me bastisje dhe arrestimin e dy personave.

Ai theksoi se gjatë bastisjes janë sekuestruar armë të ndryshme, të llojit AK 47, mbi 100 fshikë dhe granatë e dorës.

“Dy persona janë ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit, njëri për veprat penale “Përdorimi armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve” dhe i dyshuari tjetër për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim e paautorizuar e armëve”, tha ai.

lajme të ngjashme