Të shtëna masive në Ohajo, 1 i vdekur e 24 të plagosur NULL NULL 02.06.2024 16:26 02.06.2024 16:26 Një person ka mbetur i vrarë dhe të paktën 24 të tjerë janë plagosur nga të shtënat masive në shtetin amerikan të Ohajos. Të shtënat ndodhën pak pas mesnatës qytetin e Akronit. Askush nuk është arrestuar apo identifikuar si i dyshuar dhe hetimet janë duke vazhduar, ka konfirmuar Departamenti i Policisë së Akronit, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv Oficerët e dërguar në vendngjarje pranë Kelly Street dhe 8th Avenue gjetën dhjetëra gëzhoja plumbash dhe një armë, sipas raporteve të mediave lokale.