Të shpëtosh për një fije floku (Video) NULL NULL 23.07.2015 23:30 23.07.2015 23:30 Një shofer kamioni në Rusi, i shpëtoi pothuajse për mrekulli një aksidenti të tmerrshëm. Në Russia Today, u postua video-ja e cila tregonte shoferin e një kamioni të ngarkuar me perime e i cili kishte humbur kontrollin e automjetit të tij, përderisa i kishte shpërthyer goma e parë. Së pari kamioni godet hekurat mbrojtës në një urë, në qytetitn Irkutsk në Siberi, e më pas përmbyset. Në këtë video e regjistruar nga kamera e shoferit të automjetit që po vinte përballë kamionit, ndëgjohen zërat e personave të tjerë të cilët ishin brenda, e që i luteshin zotit për hekurat mbrojtës, që të ndalonin shpejtësinë e kamionit që po u vinte në drejtim të tyre.