Të plagosurit në Pejë, në gjendje të rëndë – Prokuroria jep detaje (PAMJE) NULL NULL 17.10.2025 17:25 17.10.2025 17:25 Dy të plagosurit nga arma e zjarrit në Pejë, janë në gjendje të rëndë. Kështu u bë e ditur për Klankosova.tv, nga zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi. “Një person ka gjuajtur me armë zjarri afër gjykatës. Nga të shtënat e armës së zjarrit janë lënduar rëndë dy persona të cilët sipas informatave janë në gjendje të rënde”, u shpreh ai. Ai shtoi se Policia e Kosovës ka qenë efikase dhe ka arrestuar të dyshuarin në vendin e ngjarjes. “Po ashtu, Prokurori i Krimeve të Rënda dhe Drejtori i Drejtorisë Rajonale në Pejë, gjitha njësitet relevante janë në vendin e ngjarjes. Aktualisht po kryhen veprimet hetimore në vendin e ngjarjes nga njësitet relevante. Dyshimet janë se me dy armë zjarri janë qëlluar viktimat nga personi i dyshuar”, tha tutje Nikçi. Dy të plagosur nga të shtënat në Pejë (VIDEO)