Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të paktën 28 të vdekur nga përmbytjet në Indonezi

NULL NULL
12.05.2024 12:28

Të paktën 28 persona, duke përfshirë disa fëmijë, janë vrarë dhe shumë të tjerë janë zhdukur pasi përmbytjet e shpejta dhe rrjedhja e llavës së ftohtë nga një vullkan goditi Indonezinë perëndimore.

Agjencia e kërkim-shpëtimit, Basarnas tha në një deklaratë të dielën se fatkeqësia goditi distriktet Agam dhe Tanah Datar në provincën e Sumatrës Perëndimore rreth orës 22:30 të së shtunës.

Abdul Malik, kreu i agjencisë provinciale të shpëtimit, tha për Reuters, përcjell Klankosova.tv, se 28 njerëz mbetën të vdekur, duke përfshirë një trevjeçar dhe një tetëvjeçar.

Fatkeqësia vjen vetëm dy muaj pasi një tjetër përmbytje vdekjeprurëse goditi të njëjtin ishull.

lajme të ngjashme