Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Të mirat e masazhit të fytyrës dhe si ta bëni një të tillë (VIDEO)

NULL NULL
17.12.2023 13:08

Të gjithë e dini se sa i lodhur mund të jetë trupi juaj pas ushtrimeve në palestër. Me sa duket, lëvizjet e thjeshta ditore si buzëqeshja, nervoza dhe përtypja mund t’u japin muskujve të fytyrës një stërvitje të madhe gjithashtu. Por pos këtyre, muskujt e fytyrës tuaj mund të përfitojnë shumë nga një masazh i fytyrës.

Masazhi i fytyrës mund të tingëllojë si një luks që pakkush mund ta përballojë, por me mjetet e duhura të masazhit të fytyrës, ju mund të keni goxha sukses me veten dhe fytyrën tuaj.

Çfarë është masazhi i fytyrës?

Masazhi i fytyrës është një term i përgjithshëm që i referohet fërkimit dhe manipulimit të lëkurës dhe muskujve të fytyrës, thotë Joshua Zeichner, M.D., profesor i Dermatologjisë dhe drejtor i Kërkimeve Kozmetike dhe Klinike në Dermatologji në spitalin “Mount Sinai” në New York City.

“Kjo mund të bëhet me gishtat tuaj ose me lloje të ndryshme veglash ose pajisjesh elektronike.” Ai gjithashtu vë në dukje se masazhi i fytyrës mund të shoqërohet me “aplikimin e produkteve të kujdesit të lëkurës për të rritur depërtimin në lëkurë”.

Masazhi i fytyrës jo vetëm që është relaksues, por bëhet edhe me një qëllim kur bëhet në fytyrë nga një estetist profesionist, thotë Caela Bulzing, nga Caela Esthetics. “

Masazhi i fytyrës bëhet posaçërisht nga duart e estetistit dhe ndonjëherë ndihmohet me një gur Gua Sha ose pajisje kupash”.​

Cilat janë llojet e ndryshme të masazhit të fytyrës?

Effleurage dhe Petrissage janë dy teknikat kryesore të masazhit, thotë Bulzing.

“Duart nuk largohen kurrë nga fytyra gjatë, kjo përmirëson qarkullimin në enët e gjakut pranë sipërfaqes së lëkurës.”

Nga ana tjetër, “ngjeshja në lëkurë quhet Petrissage, e cila mund të përfshijë shtrëngimin”. Bulzing shton se kjo teknikë “ndikon në indin më të thellë të muskujve të fytyrës dhe gjaku do të pompojë në sipërfaqen e lëkurës”, shkruan Prevention, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme