Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rama nesër në Paris, pritet të ketë takim me presidentin francez

NULL NULL
21.06.2026 13:41

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama do të zhvillojë nesër një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron.

Rama do të udhëtojë drejt Parisit, ku më pas pritet të mbërrijë në orën 13:00 në Pallatin Elysee.

Sipas njoftimit të qeverisë franceze, ata pritet të diskutojnë rreth integrimit të Shqipërisë në BE si dhe për investimet franceze në Shqipëri.

“Ky takim zhvillohet në vijim të shkëmbimeve mes dy drejtuesve, të cilët janë takuar veçanërisht në Paris në prill 2024, si dhe në Tiranë në tetor 2023 dhe në maj 2025. Presidenti i Republikës dhe Kryeministri Edi Rama do të diskutojnë mbi perspektivën europiane të Shqipërisë dhe reformat e ndërmarra në këtë kuadër.”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Macron do të rikonfirmojë mbështetjen e vazhdueshme të Francës për vijimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, në respekt të kërkesave dhe parimeve mbi të cilat ai bazohet.

Dy drejtuesit, thuhet në njoftim, do të diskutojnë gjithashtu zhvillimin e bashkëpunimit në fushat e arsimit, ekonomisë dhe energjisë, si dhe perspektivat e ofruara nga investimet franceze në Shqipëri.

Gjithashtu, tema të diskutimit do të jenë edhe bilanci i disa projekteve, nismat e mbështetura nga grupi AFD në fushat e energjisë dhe mjedisit, si edhe mundësitë e bashkëpunimit në sektorët e transportit, infrastrukturës dhe mbrojtjes. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme