16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Zurich NULL NULL 21.06.2026 14:55 21.06.2026 14:55 Një vajzë 16-vjeçare ka ndërruar jetë pas lëndimeve të rënda që pësoi gjatë stuhisë së fortë që goditi kantonin e Zurich-ut të premten. Ajo ishte goditur nga një degë peme e rrëzuar nga erërat e fuqishme dhe ishte dërguar në gjendje kritike në spital. Sipas mediave zvicerane, stuhia shkaktoi dëme të shumta në rajon dhe la të plagosur edhe gjashtë persona të tjerë. Autoritetet kishin paralajmëruar më herët për mot ekstrem, me temperatura shumë të larta të ndjekura nga reshje intensive, breshër dhe erëra të forta, shkruan Blick, transmeton albinfo.ch. Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Zvicër, ndërsa autoritetet vazhdojnë të bëjnë thirrje për kujdes gjatë kushteve të paqëndrueshme atmosferike, sidomos pranë pemëve dhe objekteve që mund të rrëzohen nga era. Ky është një nga incidentet më të rënda të lidhura me motin ekstrem në Zvicër gjatë këtij viti./KlanKosova.tv.