Të gjitha detajet nga rënia e dronit në lagjen Bair të Mitrovicës (VIDEO) NULL NULL 3 months më parë 3 months më parë Një dron, që ka rënë sot në lagjen Bair të Mitrovicës, ka bërë bujë në media, pasi nuk dihet se nga ka ardhur apo nëse është i ngjashëm me atë që ra edhe në Zagreb ditë më parë. Droni ka rënë në ballkonin e shtëpisë së familjes Sylejmani, ndërsa nga ballkoni ka rënë në tokë. Sipas dëshmitarëve, droni ka qenë i përmasave të mëdha, i paparë ndonjëherë nga ta në këtë zonë. Nga përshkrimi i familjarëve dhe dëshmitarëve, droni ka qenë i gjerë 3.5 metra dhe i gjatë 1.5 metra. Policia ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe e ka marrë dronin me vete.
Video Lajme Varroset Vjosa, artistja që i dha festival të madh Prishtinës - 30.06.2022 - Klan Kosova 30.06.2022 21: 20