15:30, 19 Gusht 2019

Nëse keni qenë në Ibiza këtë verë ose jeni në Londër këtë fundjavë, ka një festë që mund t’ju ​​ketë tërhequr vëmendjen.

Elrow është një nga përvojat madhështore muzikore  – duke ju krijuar ndjesinë se DJ-at janë në anije kozmike, përderisa mahniteni nga shkëlqimi dhe ngjyrat si dhe nga performanca e valltarëve.

Një nga themeluesit e saj, Juan Arnau Jr, thotë se festa e tij është antidota për një industri klubesh që “është bërë e mërzitshme gjatë 15-20 viteve të fundit”.

Ai thotë se njerëzit nuk duan të shkojnë në një klub dhe thjesht të shikojnë një DJ të vendosur më, ata duan të bashkëveprojnë me rrethin, të luajnë lojëra dhe të jenë pjesë e një shfaqje – që sipas tij Elrow i sjell të gjitha.

“Kuptova që njerëzit po kërkonin diçka të veçantë. Nuk është vetëm një grup DJ – ka dekorimin, teatrin, aktorët. Gjithçka e bën të veçantë këtë festë” thotë ai.

Festivali i tij më i madh ndonjëherë zhvillohet në Londër këtë fundjavë dhe Juan thotë se është i preferuar për shkak të asaj që u ofron të rinjve.

Konkurs Pune

Lexo më shumë