Kërkesa e KPK-së: Na duhen edhe 11 milionë euro shtesë (VIDEO) NULL NULL 15.06.2026 20:34 15.06.2026 20:34 Sipas Këshillit Prokurorial të Kosovës, problemet financiare me të cilat përballen nuk lidhen me keqmenaxhimin. Ata theksojnë se bartja e obligimeve nga vitet e mëhershme ka vështirësuar funksionimin e institucionit, duke ndikuar në realizimin e plotë të nevojave buxhetore. Këta, të hënën thanë se me mbi 11 milionë euro më shumë, do kishte shërbime më të mira e rritje besimi në këtë institucion nga qytetarët. Një pjesë e këtyre mjeteve do të shkonte edhe për investimet kapitale për nevojat e KPK-së. Kësisoj këta pohojnë se nuk kërkojnë luks, por kushte elementare të punës. Ndiqni kronikën në vazhdim për t’i kuptuar detajet: