Apeli i nënës: Vaksinoni fëmijët, mos besoni konspiracione (VIDEO) NULL NULL 15.06.2026 20:26 15.06.2026 20:26 Alergjia në vezë ka bërë që një 15-muajsh të vonojë vaksinimin kundër fruthit, çka më pas ka sjellë edhe infektimin e tij me këtë sëmundje ngjitëse. Si pasojë, i vogli është trajtuar për disa ditë në Klinikën Infektive të QKUK-së. Nëna e fëmijës rrëfen për përjetimet e vështira dhe frikën që kanë kaluar gjatë ditëve kur fruthi u shfaq tek i biri, duke apeluar tek prindërit që të mos bien pre e dezinformatave, por t’i vaksinojnë fëmijët e tyre me kohë, raporton Klankosova.tv. Në të tilla raste edhe profesionistët shëndetësorë rekomandojnë që të bëhet testi i vaksinës në Klinikën e Alergologjisë. Të dhënat e IKSHPK bëjnë të ditur se nga 16 prill deri me 15 qershor janë raportuar 36 raste të konfirmuara me fruth. Ndiqni kronikën në vazhdim: