Të dyshuarit për vrasjen në Skenderaj janë babë e bir NULL NULL 13.02.2025 09:56 13.02.2025 09:56 Pamje nga vendi i ngjarjes ku një person mbeti i vrarë, Skënderaj, 12 shkurt, 2025. Foto: Klankosova.tv Policia ka dhënë detaje për vrasjen që ndodhi dje në sheshin e Skenderajt, ku një person ka vdekur pasi u plagos me armë zjarri nga të afërmit e tij. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuar të cilët janë babë e bir. Nga të njëjtit janë sekuestruar: një armë AK47, tri armë të shkurta (pistoleta) dhe 53 fishekë kalibrash të ndryshëm. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Klankosova.tv