Të dyshuarit për grabitjen e armatosur në Veternik iu amputua këmba si shkak i lëndimeve NULL NULL 21.03.2025 15:43 21.03.2025 15:43 Të hënën, në një qendër tregtare në Prishtinë, gjegjësisht në lagjen Veternik, ndodhi një grabitje e armatosur. Për pasojë, dy persona mbetën të plagosur – njëri nga sulmuesit, që është i nacionalitetit serb, dhe tjetri pjesëtar i sigurimit të një kompanie që bën bartjen e parave për një bankë. Televizioni Klan Kosova, nga burimet mëson se të plagosurit të nacionalitetit serb, që u ndalua nga prokuroria si i dyshuar në përfshirjen e grabitjes së armatosur, përveç që i është larguar njëra veshkë gjatë ditës së djeshme, të njëjtit të enjten i është amputuar edhe këmba për shkak dëmtimeve të rënda që i ka pësuar. I dyshuari ka qenë i plagosur në këmbë, në regjionin e gjoksit dhe të barkut. Klani mëson se, megjithatë, gjendja e tij është stabile. Ndërkaq, punëtori i sigurimit që u plagos të hënën vazhdon të jetë i intubuar. /Klankosova.tv