Të dyshuarit për spiunazh, Bedri Shabani e Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm (VIDEO) NULL NULL 17.03.2025 09:46 17.03.2025 09:46 Dy të dyshuarit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, janë deklaruar të pafajshëm. Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës u mbajt seanca fillestare ndaj tyre, njofton Klan Kosova. “Plotësisht jam i pafajshëm”, deklaroi Shabani. Kurse, i akuzuari Qerimi e pranoi fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje. “Nuk e pranoj për veprën penale të spiunazhit, e për armëmbajtje pa leje e pranoj fajësinë”, tha ai. Ata ishin arrestuar nën dyshimin se kishin siguruar informacione për Shërbimin Sekret të Serbisë-BIA, që ndërlidhen me UÇK-në.