Të dielën luhet derbi Drita-Ballkani, gjyqtar kryesor caktohet Lirim Jashari NULL NULL 19.09.2024 15:19 19.09.2024 15:19 Drita Ballkani Këtë javë luhet xhiroja e gjashtë e Superligës së Kosovës në futboll. Në këtë xhiro do të luhet derbi mes Dritës dhe Ballkanit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në Gjilan të dielën nga ora 15:00. Tashmë FFK-ja i ka deleguar edhe gjyqtarët për këtë ndeshje, ku arbitri kryesor do të jetë Lirim Jashari, teksa anësorët do të jenë Buaj Selimaj e Fatlum Jashari, kurse gjyqtari i katërt do të jetë Vigan Ibërdemaj. E, në VAR për këtë ndeshje do të jenë Genc Nuza dhe Arbnor Bullatovci, transmeton Klankosova.tv. Kurse, ndeshjen mes Malishevës e Gjilanit do ta drejtojë Visar Kastrati, bashkë me ndihmësit Fatlum Berisha e Hekuran Osmani. Ndeshja mes Suharekës e Feronikelit do të jetë nën gjykimin e Eridon Podvoricës, teksa referët anësorë do të jenë Fatmir Sekiraqa e Meriton Berisha. Dueli mes Ferizaj e Llapit do të referohet nga gjyqtari Mervan Bejtullahu, kurse në krahët e tij do të jenë Edmond Zeqiri e Gzim Mehmeti. Në kryeqytet do të luhet ndeshja mes Prishtinës dhe Dukagjinit, ku Dardan Çaka do ta ndajë drejtësinë në fushë, bashkë me Granit Hysenin e Bekim Ramën.