Të dhembin thembrat në mëngjes dhe kur rri në këmbë? NULL NULL 25.08.2018 10:21 25.08.2018 10:21 Fasha e shputës është një gjendje shëndeti pak e njohur, por tejet e përhapur. Pothuaj gjysma e shqiptarëve vuajnë nga dhimbja e këmbëve dhe ajo shpesh shkaktohet nga shputa, një ligament i lehtë që lidh thembrën me pjesën e brendshme të këmbës. Një lëvizje e vazhdueshme dhe rritja e peshës janë shkaqet kryesore. Është një gjendje e zakonshme mes atletëve, grave shtatzëna dhe personave puna e të cilëve u kërkon të rrinë shumë kohë në këmbë, duke ushtruar presion mbi këmbë, gjë që shkakton inflamacion e dhimbje, shkruan bota.al. Ja çfarë duhet të bësh për ta zbutur dhimbjen. Disa ushtrime mund të bëhen ulur dhe konsistojnë në zgjatjen e muskujve të këmbës, për një lehtësim të menjëhershëm. Rrotulloje këmbën mbi një shishe plastike ose një objekt me formë të ngjashme, për afro 1 minutë për secilën këmbë. Kryqëzo këmbët dhe tërhiq gishtin e madh. Mbaje këtë pozicion për 15 sekonda, më pas riktheu në pozicionin fillestar dhe përsërite tre herë. Përdor një peshqir të palosur për të imituar një fasho gjimnastike. Vendose nën harkun e këmbës dhe tërhiqe me delikatesë këmbën lart, në mënyrë që këmba të shtrihet para teje. Mbaje pozicionin për 30 sekonda dhe përsërite tre herë. Për të parandaluar këto dhimbje përpiqu të mbash peshën ideale dhe bëj aktivitet të rregullt fizik, por sigurohu që të veshësh atlete të një cilësie të mirë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.