Të dërguarit e BE-së mbështesin lënien mënjanë të fitimeve të aseteve ruse për Ukrainën NULL NULL 29.01.2024 22:43 29.01.2024 22:43 Anëtarët e Bashkimit Evropian ranë dakord njëzëri të hënën për të lënë mënjanë miliarda euro fitime të papritura nga asetet e bankës qendrore ruse të ngrira në Evropë, hapi i parë i një plani për të ndihmuar financimin e rindërtimit të Ukrainës pas pushtimit të Rusisë. Ambasadorët e 27 vendeve të BE-së ranë dakord në parim për këtë hap të parë në një takim të hënën vonë, sipas një burimi nga Belgjika, e cila mban presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian. Marrëveshja vjen disa ditë përpara një samiti në të cilin liderët e BE-së do të kërkojnë të kapërcejnë kundërshtimet e Hungarisë për t’i dhënë Kievit 50 miliardë euro fonde për katër vitet e ardhshme. Teksti do t’i nënshtrohet kontrolleve ligjore dhe gjuhësore përpara se ambasadorët të kenë mundësinë ta miratojnë zyrtarisht atë. Burimi tha se kjo do të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur. Më pas pritet që Komisioni Evropian të propozojë transferimin e parave të lëna mënjanë në buxhetin e BE-së dhe më pas në Kiev, megjithëse është e paqartë se kur do të mbërrijë në Ukrainë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.