Të burgosurit e kanë këtë të përbashkët NULL NULL 13.09.2016 15:52 13.09.2016 15:52 Foto ilustruese e një të burgosuri Nuk ka ndonjë shpjegim të qartë që tregon se pse disa njerëz kryejnë krime e disa të tjerë jo. Njëjtë siç nuk ka shpjegim se pse disa njerëz përfundojnë prapa grilave e disa të tjerë jo, transmeton Klan Kosova. Por sipas shkencëtarëve personat që përfundojnë në burg, ndajnë disa tipare të përbashkëta. Sipas shkencëtarëve të burgosurit në përgjithësi kanë personalitet të çrregullt dhe janë antisocial. Sipas tyre, nëse ekziston një turmë prej 100 personave, një deri në tre persona kanë këtë çrregullim, por nëse marrim 100 të burgosur atëherë 40 deri në 70 prej tyre janë të diagnostifikuar me këtë çrregullim. Kjo pasi që personat me personalitet të çrregullt dhe antisocial, janë më agresiv, nervoz, nuk përfillin rregullat dhe janë të pandershëm. Një ekip i shkencëtarëve nga Finlanda, Amerika, Britania e Madhe dhe Suedia kanë shqyrtuar të dhënat e krimit në Finlandë – pra testet psikologjike të të burgosurve të burgosur nga vitit 2010 deri 2011. Nga 794 të burgosur, 568 prej tyre kanë rezultuar pozitiv në testin e personalitetit të çrregullt dhe antisocial. Shkencëtarët në anën tjetër kanë identifikuar një numër të madh të gjeneve që mund të luaj rol në këtë sëmundje.