Taylor Swift dhuron 50,000 dollarë për një foshnje me kancer NULL NULL 01.10.2015 15:50 01.10.2015 15:50 Taylor Swift ka vazhduar ta dëshmojë bujarinë dhe mëshirën. Kësaj radhe ajo i ka dhuruar 50,00 dollarë për një bebe 13 muajshe e cila vuan nga kanceri, shkruan Digital Spy, transmeton Klan Kosova. Bebja quhet Ayden, dhe është nipi i Kim Davidson, një valltar që e shoqëron gjithmonë Taylor Swift në koncerte. Ayden ka qenë në kujdes intensiv për gati dy javë duke u trajtuar nga kanceri dhe faqja GoFundMe ka arritur që të mbledhë një fond prej 22,000 dollarësh. Sidoqoftë, Swif e ka dhuruar një shumë dy fish më të madhe se sa ajo që është mbledhur deri më tani.