Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Takmi midis Zelenskyt dhe Putinit duhet të mbahet në Zvicër, thotë Macroni

NULL NULL
19.08.2025 10:32

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka deklaruar se dëshiron që udhëheqësit e Ukrainës dhe Rusisë të zhvillojnë bisedime në një “vend neutral”, siç është Zvicra.

Ai shtoi se dëshiron që në tryezë të jenë edhe udhëheqësit evropianë, transmeton Klankosova.tv.

Këto komente Macroni i bëri për LCI, duke konfirmuar se sot do të fillojë puna për hartimin e një propozimi për garanci sigurie për Ukrainën.

“Ne do të bashkojmë koalicionin e të vullnetshmëve së bashku me kryeministrin britanik Keir Starmer për t’i mbajtur të informuar. Në të njëjtën kohë, do të fillojmë punë konkrete me amerikanët për të parë për çfarë janë të gatshëm”, tha Macron.

lajme të ngjashme