Takimi Begaj-Macron përmes fotove NULL NULL 17.10.2023 09:57 17.10.2023 09:57 Presidenti i Francës Emmanuel Macron, për herë të parë po e zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai u prit me ceremoni shtetërore nga homologu i tij shqiptar Bajram Begaj. Presidenca e Shqipërisë ka publikuar fotografi nga takimi Begaj-Macron. Aty shihet se si homologu shqiptar e pret përzemërsisht presidentin francez. Begaj ia mban edhe çadrën homologut të tij. Pas kësaj takimi, shefi i shtetit francez po e zhvillon një takim me kryeministrin Edi Rama. Aty do të nënshkruhet edhe një marrëveshje për thellimin e marrëdhënieve Shqipëri-Francë. Rama dhe Macron pritet të mbajnë edhe konferencë për media.