Tajvani i dërgon mesazh Ukrainës: Liria do të mbizotërojë NULL NULL 24.02.2024 15:20 24.02.2024 15:20 Foto ilustruese Ministri i Jashtëm i Tajvanit, Joseph Wu, ka ndarë një mesazh mbështetjeje për Ukrainën, duke thënë se vendi i tij dënon agresionin e Rusisë. Ai përmes një postimi në “X” tha se falënderon luftëtarët ukrainas për, siç u shpreh ai, shpirtin luftarak, njofton Klankosova.tv. “Dua të falënderoj trimat ukrainas që na treguan se çfarë është shpirti luftarak. Liria do të mbizotërojë”, është shprehur ai.