Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri për Ligjin për të Huajt: Kurti e BE-ja të kënaqur, Serbia përfiton, e Kosova kërkah!

NULL NULL
14.03.2026 18:59

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit për Ligjin për të Huajt.

Tahiri e cilësoi këtë vendim si një tjetër koncesion të kryeministrit, ku Serbia është përfituese, ndërsa Kosova ka dalë e humbur.

Sipas tij, modeli i dialogut është duke u përsëritur: fillimisht retorikë e ashpër, pastaj kritika nga partnerët ndërkombëtarë dhe, përfundimisht, koncesione që dëmtojnë interesat e Kosovës.

“Vendimi i sotëm i kryeministrit duhet parë nga dy pyetje kryesore: 1. A është vendim ad hoc, “për hatër”, apo pjesë e një premtimi të mëhershëm të qeverisë? 2. Dialogu me Serbinë i lehtësuar nga BE-ja a ka strategji dhe synim të qartë, dhe mbi të gjitha: çfarë fitoi Kosova?”, shkroi Tahiri ndër tjerash. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme