Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: PDK s’e ka ende kandidatin për kryeministër, por s’ka sfida në lidership (VIDEO)

NULL NULL
10.03.2026 22:39

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, ka dhënë një vlerësim rreth përgatitjeve të partisë për zgjedhjet e ardhshme.

Ai ka theksuar se, megjithëse ende nuk është diskutuar kandidati për kryeministër, PDK është e konsoliduar dhe nuk ka sfida në lidership.

“Nuk është temë që është diskutuar, por mendoj që Partia Demokratike e ka edhe kryetarin edhe lidershipin edhe është pjesë që nuk është temë ose sfidë ky aspekt. Nuk e ka ende kandidatin për kryeministër, por mendoj që është e konsoliduar në të gjitha aspektet tek kjo pjesë. Pjesa e listës dhe këto do të diskutohet më vonë, por nuk është që ka sfidë në lidership”, u shpreh Tahiri./Klankosova.tv

lajme të ngjashme