Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri: Na duhet një qeveri kompromisi, jo zgjedhje

NULL NULL
01.11.2025 16:18

Ish-diplomatja, Edita Tahiri, ka thënë që Kosovës i duhet një qeveri e kompromisit, dhe duhen shmangur zgjedhjet.

Këto fjalë ajo i tha pas sagës së (mos)formimit të qeverisë, ku po rrezikohet shkuarja sërish në zgjedhje të përgjithshme.

“Pse mendoj sa na duhet një qeveri kompromisi dhe jo zgjedhje – sepse duke bërë kompromis nis një lloj pajtimi e bashkëpunimi mes partive politike, ndërsa nëse shkojmë në zgjedhje do të vazhdojnë ndarjet e mospajtimet dhe Kosova do ta vuaj edhe një dëmtim që tashmë e vuajti tash gati një vit”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

lajme të ngjashme