Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Tahiri (LDK): Shohim një ringjallje të entuziazmit tek rugovistët e vërtetë (VIDEO)

NULL NULL
04.06.2026 07:46

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Xhafer Tahiri, ka deklaruar se bashkimi i forcave të djathta dhe fakti që presidentja Vjosa Osmani po i prin listës së LDK-së kanë sjellë një entuziazëm të madh te qytetarët dhe votuesit e kësaj partie.

Në “Edicionin Special” në Klan Kosova, Tahiri tha se besimi ndaj LDK-së po rikthehet çdo ditë e më shumë.

“Bashkimi i të djathtës dhe fakti që presidentja Osmani po i prin listës së Lidhjes Demokratike të Kosovës ka ngjallur një entuziazëm të madh tek qytetarët e Kosovës, tek votuesi i LDK-së, i cili po e rikthen çdo ditë e më shumë besimin te Lidhja Demokratike e Kosovës”, deklaroi ai.

Tahiri theksoi se entuziazëm të madh kanë shfaqur edhe bashkatdhetarët në diasporë, duke përmendur tubimin e mbajtur në Zvicër dhe mesazhet që po marrin gjatë procesit të votimit.

“Por, kemi parë një entuziazëm tepër të madh edhe te mërgata jonë, edhe në tubimin e jashtëzakonshëm që kishim në Zvicër, edhe te mesazhet që po i marrim vazhdimisht gjatë kohës që mërgata ende po voton. Shohim një ringjallje të entuziazmit tek rugovistët e vërtetë”, tha Tahiri.

 

lajme të ngjashme