Tahiri: Çmimi i bukës pritet të rritet për 70 përqind (VIDEO) NULL NULL 26.02.2022 18:39 26.02.2022 18:39 Për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi i bukës pritet të rritet deri në 70 përqind më shumë, kjo për shkak se Republika e Kosovës furnizohet nga Serbia me grurë e kjo nga Ukraina, dhe kështu do të ndikojë që të shtrenjtohet mielli e më pas produktet tjera. Kështu ka deklaruar për emisionin “Ju flet Prishtina”, Tahir Tahiri, kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës. Sipas Tahirit, prodhimet e grurit në vend nuk i plotësojnë kërkesat më shumë se 30 përqind, andaj pjesa tjetër importohet nga Serbia e shtete tjera, njofton Klan Kosova. Ndërsa prodhuesit e grurit në komunën e Prishtinës i plotësojnë vetëm përqind kërkesat për grurë.