Synon të bëhet gruaja më e shëndoshë në botë, arsyeja e çuditshme NULL NULL 06.09.2016 18:38 06.09.2016 18:38 Një grua e cila peshon 317 kilogramë, ka thënë se s’do të jetë e lumtur me trupin e saj, përderisa nuk bëhet gruaja më e shëndoshë në botë. Monica Rileyt i pëlqen shumë që të shtojë në peshë, dhe me ndihmën e të dashurit të saj Sid Riley, ajo synon të bëhet 445 kilogramë e rëndë, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova. 27 vjeçarja obeze, ka thënë se dëshiron të bëhet aq e shëndoshë, sa ta thyejë shtratin. Monica e cila punon si modele për uebsajtet që reklamojnë rroba të përmasave të mëdha, ka thënë se kjo është një fantazi e saja dhe e të dashurit të saj Sid. Ajo ka thënë se Sid kalon një kohë të gjatë duke gatuar ushqime për Monica’n, derisa ta mbushë plot barkun e saj. “Plani është që unë ta ha aq shumë sa të bëhem e palëvizshme. Do të ndjehesha sikur mbretëreshë sepse Sid do të më ushqente dhe ai është shumë i lumtur për këtë fakt”. “Është një fantazi e jona seksuale dhe ne flasim shpesh ëpr këtë. Ai tashmë duhet të më ndihmojë të të ngrihem nga divani e po ashtu edhe nga shtrati”.